Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, ka njoftuar se problemi me energjinë elektrike në këtë komunë ka përfunduar, shkruan TV Arbëria.
Pas 25 viteve pa rrymë në Malishevë, tashmë ky problem duket se është rregulluar.
Ai ka njoftuar se këtë dimër për herë të parë pas shumë vitesh nuk do të ketë reduktime të energjisë.
“Super lajm për energjinë elektrike!
Kanë përfunduar punimet në vendosjen e përçuesit të ri elektrik përgjatë linjës Malishevë-Rahovec, dhe bazuar në të dhënat e ekspertëve të KEDS-it, qytetarët tanë për herë të parë në këto vitet e fundit do të kenë një dimër pa reduktime të energjisë.
Mirënjohje nga zemra gjithë qytetarëve tanë dhe bizneseve që na kanë mirëkuptuar gjatë kësaj periudhe disa mujore të punimeve”, ka njoftuar kryetari.
Postimi i plotë: