Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri Peci: Përmes ‘Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit 2030’, synojmë të krijojmë një mjedis miqësor për agrobizneset!

Ministri Peci: Përmes ‘Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit 2030’, synojmë të krijojmë një mjedis miqësor për agrobizneset!

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimir Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë në Forumin e parë Ekonomik të Kosovës në Paris, kryesuar nga Kryeministri Kurti.

Aty, ministri Peci, ka theksuar rëndësinë e investimeve në sektorin e bujqësisë.

Ai ka potencuar se ‘Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim ku përmes Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit 2030, synojmë të krijojmë një mjedis miqësor për agrobizneset, duke promovuar inovacionin dhe ekonominë qarkulluese’.

Ministri Peci gjatë ditës së sotme së bashku me Kryeministrin Kurti dhe ministren Hajdari vizituan edhe panairin prestigjioz SIAL Paris 2024.

Postimi i plotë: