Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > I tha STOP migrimit, hapi biznesin familjar/ Njihuni me lokalin “TE STRESI” – Rrëfimi mbreslënës i pronarit, tregon se si ia filluan me dy porosi

I tha STOP migrimit, hapi biznesin familjar/ Njihuni me lokalin “TE STRESI” – Rrëfimi mbreslënës i pronarit, tregon se si ia filluan me dy porosi

Agimi së bashku me gruan e tij nga fshati Zhegër i Gjilanit, ia filluan krejtësisht nga zeroja, me biznesin tashmë të quajtur “Te Stresi”.

Rrëfimi i tij frymësues dhe mjaft për tu duartrokitur, i cili tregon se ia filloi nga porositë në shtëpi, e vijoi duke u zgjeruar, deri tek hapja e lokalit “Te Stresi”, që tashmë ky vend është kthyer në një vendtakim për shumë vizitorë.

Biznesin familjar, Agim Ajvazi e filloi në vitin 2020 nga shtëpia, me porosi të ushqimeve tradicionale.

“Arsyeja e hapjes së këtij biznesi ka qenë mos migrimi për në vende të huaja, kudo që shkon ma mirë se në vendin tanin, s’mundesh me gjetë, kështuqë me i thanë stop migrimit, me punu me shty përpara, me sakrifica me halle me derte…”, tha pronari Ajvazi.

“Fillove me dy tri porosi, më pastaj erdhën 40 porosi…”

“Hapat e parë për mu kanë qenë shumë të vështirë, qëllimi jem ka qenë qitu ku kom mrri me ardh, edhe më ka thanë shumë stres apo m’rrijmë a s’po m’rrijmë, puna qysh po ec, a do t’kem përkrahje nga familja, sa i përket fuqisë punëtore..”, tregon tutje Ajvazi për ekipin e TV Arbëria.

Tanimë ky lokal përmban 80 ulëse dhe u hap 20 dhjetor të vitit të kaluar 2023.

PËR MË SHUMË NDIQNI VIDEON: