Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Abelard Tahiri, ka thënë se tentimi për ta kufizuar lirinë e shprehjes është tendencë e pushteteve totalitare.
Duke iu referuar Qeverisë Kurti, ai ka thënë se “pushteti i kapelave të zeza” ka zhvilluar një raport të tillë përballë mediave, veçanërisht ndaj RTK-së.
Tahiri thotë se një RTK që do të duhej të ishte në funksion të publikut dhe fjalës së lirë, ia mbylli dyeropozitës dhe transmetimin pikërisht nga frika e pushtetit.