Një 80-vjeçar në Shqipëri është ndarë nga jeta pasi është rrahur nga një person i dehur, i cili po ashtu rrahu edhe gruan 77-vjeçare të të ndjerit.
Incidenti ka ndodhur në Povelçë të Fierit jashtë dyqanit ushqimor, pronar i së cilës është viktima.
Rrahja mendohet të ketë ndodhur pasi të moshuarit refuzuan t’i shesin birra të dyshuarit, për shkak se ishte i dehur.
Policia ka arrestuar të dyshuarin 47-vjeçar, ndërsa theksoi se në momentin kur atij i janë vendosur prangat, mendohet se ka qenë shumë i dehur, raporton A2 CNN.
Ndërkaq, 77-vjeçarja është kthyer në banesë pasi ka marrë mjekim.