Nga Agron Hoti
Vrasja e djeshme e Drejtuesit te Hamasit nga ushtria Izraelite eshte ne vazhden e dobesimit te grupeve terroriste qe Irani i nxitur nga Rusia i mbeshtet neper Vende Arabe per ta goditur Izraelin. Ashtu sic Ukraina eshte duke u mbeshtetur fuqishem nga Perendimi per ta frenuar Rusine qe te mos e pushtoje Evropen, edhe Izraeli eshte duke u mbeshtetur nga Perendimi qe ta shpetoje Gadishullin Arab nga nje pushtim i mundshem nga Irani i nxitur nga Rusia.
Mos te harrojme qe nje pushtim i Gadishullit Arab nga Irani, atehere do te thote dalje e lire e Rusise ne Mesdheun Lindor, futje nen kontrol Ngushtices se Hormuzit dhe Kanalit te Suezit nga ku pastaj Rusia do t’i diktonte kushte Perendimit dhe botes per t’u furnizuar me energji dhe mallra. Nje pushtim i Gadishullit Arab nga Irani do te thoshte pastaj dalje e lire e Rusise edhe ne Oqeanin Indian ku do te rrezikohej Supremacia Detare e SHBA-se.
Prandaj, si lufta ne Ukraine ashtu edhe ajo ne Lindje te Mesme do te zgjasin derisa kapacitetet ushtarake te Iranit dhe Rusise te mos perbejne kurrfare rreziku per Evropen dhe Lindjen e Mesme.
E dobesimi i Rusise ne Ukraine dhe Iranit (pra Rusise) ne Lindje te Mesme eshte interes para se gjithash i Vendeve Arabe qe te clirohen nga ndikimi i Iranit, eshte interes jetik i Turqise si vend anetare e NATO-s qe Irani mos te kete ndikim ne Gadishullin Arab, eshte interes jetik i Izraelit te afrohet sa me shume me Vende Arabe dhe Turqi sic vec pati filluar ky afrim derisa nuk ndodhi sulmi terrorist i Hamasit mbi qytetaret e Izraelit, dhe eshte interes i Perendimit qe ta fitoje kete beteje kunder Rusise ne Lindje te Mesme.