Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton

Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mimoza Kusari-Lilës së Vetëvendosjes dhe kryekriminelit, Milan Radoiçiq, shkruan Insajderi.

Duke folur për këto përgjime, Haradinaj komentoi edhe surprizrën e djeshme të ditëlindjes së shefes së grupit parlamentar të LVV-së, ku i pranishëm u pra edhe Kurti me një buqetë me lule.

Sipas tij, Kurti nuk guxon ta qortojë Kusari-Lilën për se di shumë gjëra për të.

“Znj.Kusari nëse i shihni pamjet e djeshme pas gjithë kësaj afere e skandali, përgjim pas përgjimi, kryeministri i buzëqeshur e feston ditëlindjen në zyret e Parlamentit kjo dëshmon që z.kryeministër nuk guxon me qortu znj.Kusari për shkak se znj.Kusari din qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin, për këtë arsye edhe këto buzëqeshjet falso janë në ambientet e VV-së”, tha Haradinaj në Pressing.