Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të enjte se Ukraina do të vazhdojë të luftojë kundër pushtimit të Rusisë edhe nëse aleatët perëndimorë të Kievit nuk pranojnë të mbështesin “planin e tij të fitores”.
Zelensky, i cili po viziton Brukselin për të paraqitur planin e tij te udhëheqësit evropianë, tha se Kievi do të vazhdojë gjithashtu përgatitjet për një samit të dytë të paqes.
Inteligjenca ukrainase thotë se ka informacione sipas të cilave disa oficerë nga Koreja e Veriut tashmë janë vendosur në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia.Presidenti ukrainas tha gjithashtu në një konferencë për shtyp në Bruksel se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë një total prej 10,000 trupash për të luftuar kundër Ukrainës.
/Top Channel/