Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi ka thënë se pavarësisht se ka zëra nga Kryetari dhe Nënkryetari i Prishtinës se nuk po ndahen mjetet nga niveli qendror, faktet tregojnë të kundërtën.Bajqinovci ka potencuar se deri më 1 tetor 2024, Komuna e Prishtinës, nga 89 milionë euro për investime kapitale, i ka shpenzuar rreth 22 milionë euro.
Sipas Bajqinovci problemet nuk qëndrojnë tek mungesa e fondeve nga niveli qëndror por tek performanca e dobët e menaxhimit të buxhetit nga drejtuesit e qytetit.“Të gjitha këto janë tregues të qartë se premtimet dhe piskamat për mungesë mbështetjeje janë të pavërteta” shkruan Bajqinovci.