Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vëllau i Faton Hajrizit: Ai nuk ka qenë kriminel, do të jepet përgjegjësi…

Vëllau i Faton Hajrizit: Ai nuk ka qenë kriminel, do të jepet përgjegjësi…

Sot familja e Faton Hajrizit ka dorëzuar kallëzim penal dhe padi ndaj kryeministrit të Kosovës, ministers së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Besnik Bislimit, deputetit Arbër Rexhaj dhe avokatit Gazmend Halilaj, raporton TV Arbëria.

Me këtë rast ka qenë prezent edhe vëllau i Faton Hajrizit

Vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi tha se një avokat deklaroi në një emision se e di se kush e vrau një pjesëtar të policisë, të cilin e ftoi të flasë me fakte, sepse sipas tij, është dënuar pafajësish.

“Vëllai jem i mbajti 20 vjet burg, e ky thotë e di unë kush e ka vra. Për këtë duhet me jep dikush përgjegjësi…” deklaroi Hajrizi.

Gjithashtu vëllau I Hajrizit tha se kriminel quhet një njeri që vret gra e fëmijë.

“Janë duke e quajt kriminel për çfarë me quajt kriminel, ai ska ba krime, një njëri quhet kriminel kur të bën masakra, kur të pren gra e fëmijë, ai quhet kriminel, veq pse iku prej burgut e quajnë kriminel”, ka thënë ai në një prononcim për media.

Video: