Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia tregon se çka u gjet gjatë kontrollit në komunën paralele për Skenderajn në veri

Policia tregon se çka u gjet gjatë kontrollit në komunën paralele për Skenderajn në veri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kontrollin që është bërë të mërkurën në komunën paralele të Skenderajt që vepronte në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

“Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore pas informacioneve të marra nga rrugët operative, kanë zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të Trepçës, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.