Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vjosa Osmani për vdekjen e Tina Kaidanow: Një udhëheqëse e guximshme për Kosovën

Vjosa Osmani për vdekjen e Tina Kaidanow: Një udhëheqëse e guximshme për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pikëllimin e saj të thellë për ndarjen nga jeta të Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Republikën e pavarur të Kosovës dhe një mbështetëse e shquar e vendit tonë.

Në një deklaratë, Osmani theksoi rolin e rëndësishëm që Tina ka luajtur në ngjarjet kritike para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ajo e përshkroi Tina-n si një udhëheqëse të guximshme dhe të vendosur, duke nënvizuar se pati nderin të punonte ngushtë me të dhe se mësuan shumë nga mençuria dhe përkushtimi i saj.Presidentja Osmani shprehu ngushëllimet e saj më të përzemërta për familjen, miqtë dhe kolegët e Ambasadores Kaidanow.