Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Rruga e Re po vjen” – Abdixhiku: Po kthehet edhe shpresa për Kosovën

“Rruga e Re po vjen” – Abdixhiku: Po kthehet edhe shpresa për Kosovën

Lumir Abdixhiku ka vazhduar angazhimin e tij me qytetarët në lagjen Arbanë dhe fshatin Gjonaj në Prizren, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë.

Ai u shpreh se takimet me njerëzit dhe familjet e mrekullueshme në këto zona janë pjesa më e rëndësishme e angazhimit të tij politik.

Abdixhiku nënvizoi se, përkundër sfidave të përbashkëta, qytetarët nuk e humbasin shpresën për një jetë më të mirë. Ai premtoi se ai dhe ekipi i tij do të ofrojnë mundësi për përmirësim, duke e vendosur mirëqenien e qytetarëve në qendër të veprimtarisë së tyre.“Shpresa që kërkon ndryshimin gjithmonë gjen rrugën,” tha Abdixhiku, duke theksuar se “Rruga e Re” është alternativa e vetme për Kosovën që duan.

Ai gjithashtu theksoi se Lidhja e tij politike po forcohet anekënd Kosovës, duke sjellë shpresë për një të ardhme më të ndritur.