Haxhi Avdyli ka bërë një deklaratë ironike në lidhje me partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, duke theksuar se ato gjithmonë kanë qenë bashkë dhe tani po dalin edhe në rrugë përballë qytetarëve me dyshime. Ai theksoi se kjo situatë u lehtëson shumë votimin me 9 shkurt.
“Para tyre mbesin vetëm dy opsione politike,” shkruan Avdyli, duke i ndarë partitë në dy grupe: në njërën anë LVV dhe Guxo Alternativa, dhe në anën tjetër koalicionin jo formal PDK, LDK, AAK, si dhe SRPSKA, e cila pritet t’u bashkohet më vonë.
E plotë:Ishte fakt i njohur që partitë opozitare PDK LDK AAK ishin gjithmonë bashkë, tash kanë nisur bashke të dalin edhe rrugëve, qytetarëve me dyshime, kjo ua lehtëson shumë votimin me 9 shkurt.
Para tyre mbesin vetëm dy opsione politike, njërën anë LVV Guxo Alternativa, e në anën tjetër koalicioni jo formal (PLAS) PDK LDK AAK, e sigurisht edhe SRPSKA e cila do ju bashkohet më vonë.