Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksionin në veri të Mitrovicës.
Në një njoftim, PK raportoi se gjatë patrullimit pranë objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur disa persona të panjohur që po frekuentonin një zyrë.
Gjatë verifikimeve, është konstatuar se kjo zyrë është pjesë e strukturave ilegale dhe ka lidhje me Komunën e Skenderajt.
Për këtë rast, është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar sekuestrimin e provave materiale në atë zyrë dhe mbylljen e saj, si dhe intervistimin e personave përgjegjës. Në përputhje me autorizimin e prokurorit, policia po kryen veprimet e nevojshme për të intervistuar individët e identifikuar dhe për të shqyrtuar provat materiale.