Blog Post

Arbëria TV > Sport > Dy fitore në dy ndeshje | Kosova përmirëson renditjen në FIFA!

Dy fitore në dy ndeshje | Kosova përmirëson renditjen në FIFA!

Kombëtarja e Kosovës ka fituar dy ballafaqimet e muajit tetor, duke marrë gjashtë pikë në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Me 12 tetor, Kosova fitoi ndaj Lituanisë me rezultatin 1-2, duke marrë fitoren e parë të muajit.

Tre ditë më vonë, Kosova triumfoi edhe ndaj Qipros me rezultat të pastërt, 3-0, duke shkëlqyer në “Fadil Vokrri”.

Këto dy fitore normalisht se e kanë përmirësuar renditjen e Kosovës në FIFA.

Sipas “Football Meets Data”, Kosova pritet të renditet në vendin e 101’të, që pritet të jetë renditja më e mirë ndonjëherë.Nga vendi i 104’të, Kosova do të renditet në vendin e 101’të.