Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pasi opozita protestoi para RTK-së, sepse mediumi publik nuk transmetoi për një orë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja.
Bajqinovci tha se opozita po bën shumë zhurmë, duke folur përkapjen e RTK-së, por sipas tij lajmet qëndrore për 21 vite në mediumin publik kanë qenë të gjitha vetëm me udhëheqësit e shtetit të asaj kohe, si Thaqi, Veseli, Mustafa dhe Haradinaj.
“Filmat e deputetëve opozitar që shesin pallavra, nuk po funksionojnë më” shkruan Bajqinovci.
Reagimi i plotë: