Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rugova thotë se paralajmërimi i Hazirit mund të jetë i vërtetë: Duket se ka edhe afera tjera korruptive të Qeverisë

Rugova thotë se paralajmërimi i Hazirit mund të jetë i vërtetë: Duket se ka edhe afera tjera korruptive të Qeverisë

Ish-deputeti i LDK-së, ka përmendur bisedat e fundit dhe skandalet e Qeverisë Kurti që kanë dalë në pah, falë mediave, teksa shtoi se edhe deklarata e fundit e Lutfi Hazirit ka rëndësi.

Rugova thotë se, pas kësaj, opozita ka bërë gjënë e duhur duke thirrë seanca të jashtëzakonshme.

Tutje ai, thotë se ka edhe afera të tjera dhe kjo duket dukshëm, por ai shpreson se, të gjitha këto, përfshirë edhe paralajmërimin e Lutfi Hazirit i cili dje për GazetaBlic thotë se “do të dalin faktet që janë futur duart në magjen e popullit dhe në pasulin e ushtarëve”, do të trajtohen nga Prokuroria.

“Në ditët e fundit, falë punës së mediave, janë zbardhur shumë afera, qofshin ato të karakterit politik apo afera korruptive serioze që prekin nivele të larta qeveritare dhe ndërmarrje publike të rëndësishme në vendin tonë. Opozita ka bërë reagimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje me hapësirën që kanë në Kuvendin e Republikës, duke thirrur seanca të jashtëzakonshme. Duket se ka edhe afera të tjera korruptive që po qarkullojnë në koloaret mediale dhe politike.

Tani, këto çështje që tronditin opinionin e gjerë në Kosovë besoj se do të trajtohen nga Prokuroria e Shtetit. Prandaj, në këtë kuptim, e shoh edhe deklaratën e nënkryetarit Haziri”, tha Rugova për GazetaBlic.