Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Familja e Faton Hajrizit ngre padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe Rexhajt: Duhet të kërkojnë falje

Familja e Faton Hajrizit ngre padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe Rexhajt: Duhet të kërkojnë falje

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, njoftoi se nesër do të procedohet një padi në Pallatin e Drejtësisë ndaj zv.kryeministrit Besnik Bislimi, kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit të Vetëvendosjes, Arber Rexhaj.

Kjo padi vjen si pasojë e epitetëve negative, ofendimeve dhe fyerjeve të drejtuara ndaj Hajrizit.

Gjini theksoi se fjalët e përdorura nga këta zyrtarë kanë pasur një ndikim të dëmshëm në imazhin dhe dinjitetin e klientit të tij.

Ai theksoi se ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat e Hajrizit dhe për të adresuar sjelljet e papranueshme nga figura publike.

“”Nesër, në pallatin e drejtësisë do t’i procedojmë paditë, sepse tashmë veç janë bërë. Ne kemi paditur zv.kryeministrin Besnik Bislimin, kryeministrin Kurti dhe deputetin e VV’së, Arbër Rexhaj, për epitetet negative, ofendimit e fyerjet drejt Faton Hajrizit”, tha Gjini për GazetaBlic.