Një aksident trafiku ka ndodhur sot në ora 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, më saktësisht në Kçiq.
Aty janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar katër persona.
Kështu e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugorë në fshatin Kçiq. Në aksidnet janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar katër persona.”