Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “A ja u ke lanë bukën e ushtrisë Dugollëve? Kanë me ta hanger”/ Valon Syla për korrupsionin dhe tenderët ku përfshihen njerëzit e LVV

“A ja u ke lanë bukën e ushtrisë Dugollëve? Kanë me ta hanger”/ Valon Syla për korrupsionin dhe tenderët ku përfshihen njerëzit e LVV

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes panelistëve po diskutohen zhvillimet e fundit në vend, duke pëfshirë përgjimet e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin, mesazhet e Dejona Mihalit me ish-shefin e KEK’ut Nagip Krasniqi si dhe mesazhet e sotme të publikura mes Kusari-Lila dhe Igor Simiqit.

Gazetari Valon Syla ka folur për korrupsionin dhe tenderët për të cilët thotë se përfshihen njerëzit e VV’së.

“A ja u ke lon bukën Dugollëve ti? Po po kanë me ta hangër ata. Fjala korrupsion me Bujar Dugollin ja nisë për Ferronikël në 2007. Niher i kanë shti vëllezërit në punë me AAK, tani farefisin e balldëskat me PDK’në, tani nipat e mbesat me VV’në edhe aty këtu me vjedh naj tenderë”, thotë Syla.