Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bajqinovci krahason çmimin e shujtave të ushqimit mes Menzës dhe FSK-së

Bajqinovci krahason çmimin e shujtave të ushqimit mes Menzës dhe FSK-së

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka bërë një krahasim të çmimeve të ushqimit mes Menzës së Studentëve dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai theksoi se një shujtë e plotë në Menzën e Studentëve, e cila përmban një gjellë, supë ose sallatë, mish gjedhi ose kofshë pule, pemë, lëngje dhe jogurt, kushton vetëm rreth 1.90€.

Në kontrast, ai njoftoi se e njëjta shujtë në FSK kushton plot 4.80€, duke theksuar diferencën e madhe në çmime. “A e shihni ndryshimin?” pyeti Bajqinovci, duke e theksuar nevojën për të adresuar çështjet e kostos dhe aksesit në ushqim për të gjithë qytetarët.