Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë një deklaratë të fuqishme për rëndësinë e partisë dhe liderit të saj të zgjedhur, Lumir Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK është “parti e vërtetë” që ofron një program qeverisës të besueshëm, duke i bërë thirrje qytetarëve për ta mbështetur “Rrugën e Re për Kosovën”.
“Në vend të reagimit. Parti e vërtetë, LDK. Lider i zgjedhur, prof.dr Lumir Abdixhiku. Program i vërtetë qeverisës, Rruga e Re për Kosovën!”, shkruan Haziri.