Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Publikohet lista e kandidatëve që janë pranuar për t’u bërë polic

Publikohet lista e kandidatëve që janë pranuar për t’u bërë polic

Policia e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar sipas konkursit të shpallur nga data 06.07.2023 deri më 26.07.2023.

Në njoftimin e PK’së thuhet se kandidatët e përzgjedhur ftohen që ta nënshkruajnë kontratën në stacionin policor “Qendra” në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

“Kandidatët në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Stacioni Policor Qendra, rruga “Luan Haradinaj” pa nr, Prishtinë për nënshkrimin e kontratës sipas orarit në listën e poshtëshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.