Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, pretendoi se nuk i ka parë bisedat që u publikuan mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Ai madje tha se kanë nisur “shpifjet” në të gjitha anët, duke aluduar se kjo po ndodh para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Për besë nuk i kam lexu. A më beson që jo se ia kanë nisë shpifjet në tana anët”, tha ai kur u pyet nga një gazetare e RTV 21.
Të hënën në media janë publikuar disa mesazhe të shkëmbyera mes Mihalit dhe Krasniqit.
Bisedat janë bërë në platformën “Signal”, që njihet si më e vështirë për t’u përgjuar.