Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Opozita thirr seancë të jashtëzakonshme për nesër

Opozita thirr seancë të jashtëzakonshme për nesër

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, sot në një konferencë për media, ka thënë se bashkë me deputetët opozitarë kanë grumbulluar 40 nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për nesër nga ora 12:00.

Në këtë seancë, Tahiri ka thënë se do të diskutohet për raportimet për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe përgjimet e publikuara.

“Nesër ne do t’i diskutojmë në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar si grup opozitar. Të dyjat do të jenë brenda një seance, edhe çështja e borxheve edhe çështja e involvimit të këtij personi [Dejona Mihalit] në sektorin energjetik”, ka thënë ai.

Të hënën opozita mbajti seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK, mirëpo aty nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje.