Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet siriani, vrau një irakian në Vërmicë në vitin 2022

Arrestohet siriani, vrau një irakian në Vërmicë në vitin 2022

Policia ka arritur sot ta vë në pranga shtetasin sirian M.AAi dyshohet se me datë 18 qershor 2022, në pikën kufitare në Vërmicë e kishte vrarë 31-vjeçarin J.H.

“I njëjti sot me date 15.10.2024, rreth orës 09:30, në Rajonin e Pejës është arrestuar nga Hetuesit dhe është shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje.

Të gjitha veprimet janë ndërmarr ne koordinim me prokurorin e shtetit, i cili dhe ka lëshuar Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.