Deklaratat e ‘moderatoreve’ relativisht të reja në televizion sa vijnë e bëhen edhe më të çuditshme.
Kjo e fundit vjen nga moderatorja Erjola Doçi e cila e revoltuar mbi temën që u trajtua në emisionin ku ajo bën pjesë shprehet se nuk po gjen dot partner për të kaluar jetën dhe të njëtin hall e ka ndarë edhe me kolegen, Shqipe Hysenaj.
Në episodin e radhës të rubrikës ‘Pa Filtra’ në E Diell u trajtua një rast i pazakontë.
Një e re nga Mallakastra erdhi në ‘Pa Filtra’ pasi kërkonte të ndahej nga bashkëshorti me të cilin u martua 2 javë më parë, ku sipas 36-vjeçares, e veshur me fustan nusërie, shumë veta e kanë paragjykuar, mallkuar këtë martesë me diferencë moshe.
Teksa po jepte opinionin e saj, Erjola Doçi u revoltua shumë për këtë situatë.
‘Dëgjo Ronaldo, ky është një hall shumë i madh. Unë sot po e diskutoja me Shqipen sepse nuk po gjejmë dot partner për të kaluar jetën, dhe t’i të heqësh dorë nga kjo dashuri për shkak të komenteve, jooo, nuk e pranoj. Revoltohem!’– u shpreh ish-banorja e BBVIP.