Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Konferenca e dytë ndërqeveritare/ Rama nga Luksemburgu: Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda vitit 2030

Konferenca e dytë ndërqeveritare/ Rama nga Luksemburgu: Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda vitit 2030

Kryeministri Edi Rama ka thënë përpara se të nis Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Luksemburg, se do ta bëjnë gati Shqipërinë për në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Ai u shpreh se janë disa detyra shtëpie që do të bëjnë për të ngjitur malin e BE.

“Jemi të dyja palët në të njëjtën gjatësi vale, do të bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpejt që kjo mundësi brenda Bashkimit Europian mos të mbyllet.Nuk ka asgjë të veçantë, është shumë e qartë për tu bërë shtet anëtarë. Duhet të ngresh të gjitha forcat për të ngritur një vend që funksionon mirë. Janë detyra shtëpie, një mal për tu ngjitur. Tani ne jemi me ide të qarta, Shqipëria në BE brenda 2030.

Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda vitit 2030″, tha ndër të tjera Rama.