Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës: 15 tetor 2024

09:30

MCC/MCA Kosovë lanson “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë. (Hotel “Emerald”)

09:30

Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) organizon debatin me temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Sigurinë Kombëtare”. Merr pjesë dhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

09:30
Internews Kosova (IKS) publikon raportin “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim II”. (Hotel “Prishtina”)10:00

EcoKosWomen dhe CNVP shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale. Marrin pjesë ministrat Faton Peci dhe Rozeta Hajdari. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportet vjetore të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM, për vitet 2022, 2023 dhe 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00

Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Shoqata e të Verbërve të Kosovës, mbanjnë konferencën për shënimin e Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, me moton “Një shkop i bardhë, një vizion i pastër, bashkë për të drejtat e njeriut”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

13:30

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 255-të. (Objekti i KPK-së)