Njeriut mund t’i bien flokët për arsye të ndryshme. Një ndër ato është tiroidja.
Hormonet e tiroides luajnë një rol thelbësor për rritjen dhe mirëmbajtjen e flokut.
Kur tiroidja prodhon shumë ose pak hormone, sistemi i brendshëm kalon në shok, që manifestohet me pezullimin e rritjes së flokut më herët seç duhet.
Gjatë këtij shoku, njeriu mund të humbasë 70 përqind të flokëve në vetëm 2 muaj.
Shenjat Paralajmëruese të Rënies së Flokëve Për Shkak Të Tiroides.
Rënia e lehtë e flokut është mëse normale.
Njeriu humbet 50-100 qime nga trupi çdo ditë.
Njerëzit, organizmi i të cilëve bie në shok për faj të tiroides , vërejnë se flokët u bien me grushta.
Problemet me tiroiden ndahen në dy kategori: hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.
Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipotiroidizmit janë:
Ethet nga e ftohura
Shtim i pashpjegueshëm në peshë,
Plogështi,
Lëkurë tepër të thatë,
Harresë,
Probleme me humorin
Konstipacion.
Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë:
Nervozizmi
Acarimi nervor,
Djersitja e tepërt,
Rrahjet e shpejta të zemrës,
Dridhje duarsh,
Ankth,
Vështirësi në të fjetur,
Hollim të lëkurës,
Rënie e pashpjegueshme nga pesha,
Fryrje të syve,
Dobësim të muskujve.
Trajtimet Natyrale Kundër Rënies Së Flokëve
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e këtyre trajtimeve natyrale kundër rënies së flokut.
Vaji i peshkut që është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3
Barishtet si spinaqi që kanë sasi të mëdha të vitaminës A dhe C.
Ushqime të pasura me proteinë, siç janë ato të bulmetit, legumet dhe arrorët që forcojnë flokun.
Ushqimet e pasura me biotinë siç janë drithërat, mëlçia e shtazëve, e verdha e vezës. Biotina është shumë e nevojshme për mbrojtjen e flokut.
Ushqimet e pasura me kalçium, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokut. Këtu mund të përmendim qumështin dhe djathin.