Amerikani James Fixx, një njeri që popullarizoi vrapimin në Amerikë, vdiq pikërisht nga një sulm në zemër gjatë vrapimit.
I lindur më 1932 në New York, është i njohur për librin më të shitur “The Complete Book of Running apo Libri i plotë i vrapimit” (i cili kaloi 11 javë në vendin e parë në listën më të shitur të New York Times), Fixx filloi të vraponte në vitin 1967 në moshën 35-vjeçare. Në atë kohë, ai peshonte 214 paund (97 kg) dhe pinte dy paketa cigare në ditë. Dhjetë vjet më vonë, kur libri i tij u botua ai ishte 60 paund (27 kg) më i lehtë dhe nuk pinte cigare.
Fixx vdiq më 20 korrik 1984, në moshën 52 vjeçare nga një atak në zemër, gjatë vrapimit të tij të përditshëm në Vermont Route 15 në Hardwick.[1] Autopsia, e kryer nga kryeekzaminuesja mjekësore e Vermontit, Eleanor McQuillen, zbuloi se ateroskleroza kishte bllokuar një arterie koronare 95%.