Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > PARAJA NUK SHËRON GJITHÇKA

PARAJA NUK SHËRON GJITHÇKA

Yann M’Vila ish lojtarë ndër tjera edhe i Inter dhe disa skuadrave evropiane rrëfen problemet personale që përjetoj gjatë qëndrimit në Rusi.

Paraja nuk blen lumturinë.” Një klishe tipike që të gjithë e kanë dëgjuar në një moment dhe që gjithmonë vihet në dyshim. Në rastin e Yann M’Vila është një deklaratë që u bë e vërtetë. Faza në të cilën fitoi më shumë para si futbollist ishte edhe më e rënda në planin personal dhe gjithnjë e më shumë futbollistë po flasin për shëndetin mendor, duke folur hapur për situatat që i përjetojnë larg fushave të lojës.

Podkasti ‘Rouge et Ble’ është vendi ku mesfushori ka komentuar atë që ka përjetuar në Rusi. Yann filloi të dallohej në Stade Rennais, derisa në sezonin 2012-13 nënshkroi për Rubin Kazan. Ai kaloi dy sezone atje, derisa shkoi në huazim te Interi dhe më pas te Sunderland. Në kthimin e tij, tashmë një lojtar i dëshmuar në ligat e mëdha, ai nënshkroi një kontratë të shkëlqyer duke menduar se kështu do të ishte i lumtur, por asgjë nuk mund të ishte më larg nga e vërteta.

Në atë kohë fitoja 500 mijë euro neto në muaj, por isha në dhomën time me kriza nervore”, tha francezi. Për më tepër, ai ka pranuar probleme me menaxhimin e të ardhurave: “Nuk do të them se paratë nuk sjellin lumturi, sepse ato ndihmojnë dhe i lehtësojnë gjërat. Unë i kisha këto para në kartën time, por nuk më ndihmoi në të gjitha.” Një shembull që futbollistët profesionistë, pavarësisht se janë të pasur dhe të famshëm, mund të vuajnë edhe nga këto lloj problemesh, shumë më të shpeshta nga sa duket.

Powered by WordPress