Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Alarm për bombë pranë selive diplomatike në Tiranë

Alarm për bombë pranë selive diplomatike në Tiranë

Një alarm për bombë pranë selive diplomatike në Tiranë ka mbërritur këtë pasdite në policinë e shtetit.

Nga informacionet e para bëhet me dije se në Policinë e Tiranës ka pasur një telefonatë për alarm për bombë në rrugën “Ukraina e Lirë” që ndodhet në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, por dhe disa selive diplomatike. Në të njëjtën rrugë, ndodhet ambasada ruse, ajo e Kosovës, e Serbisë dhe e Ukrainës.

Policia është duke bërë verifikimet e saj në lidhje me informacionin e mbërritur përmes telefonatës.