Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Berisha këshillon demokratët: Përballuni në debate me socialistët, shmangi përplasjet me opozitarët e opozitës

Berisha këshillon demokratët: Përballuni në debate me socialistët, shmangi përplasjet me opozitarët e opozitës

Kreu i PD Sali Berisha ka lënë disa porosi për ligjvënësit demokratë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen në 2025.Së pari ka kërkuar që të vetët të mos shmangin asnjë debat televiziv me socialistët.

Nga ana tjetër sipas porosisë së Berishës e rëndësishme është të shfrytëzohet çdo mundësi që kanë për të qenë të pranishëm në debate, konferenca shtypi, prononcime në mediat qendrore dhe lokale, por më parë duhet të njoftojnë zyrën e shtypit për t’u vënë në dijeni çdo të dhënë për çështjen që do të diskutohet.

Në mesazhin për drejtuesit e PD Berisha kërkon që të mos zhvillojnë debate me opozitarët e opozitës. Kreu i demokratëve fton drejtuesit e opozitës që të mbajnë marrëdhënie më korrekte me gazetarët dhe analistët.