Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ramën e “priti” shqiponja para drekës me Kancelarin e Gjermanisë

Ramën e “priti” shqiponja para drekës me Kancelarin e Gjermanisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, aktualisht gjendet në Gjermani, atje ku po mbahet Procesi i Berlinit.

Kreu i qeverisë shqiptare para drekës së punës në zyrën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ndau një fotografi me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Rama ka pozuar krah një shqiponje.“Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”, shkroi kryeministri shqiptar.