Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ky është gjyqtari kryesor i duelit mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, ‘kuqezinjtë’ kanë fat me drejtimin e arbitrit holandez

Ky është gjyqtari kryesor i duelit mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, ‘kuqezinjtë’ kanë fat me drejtimin e arbitrit holandez

Gjeorgjia është “pengesa” e radhës për kuqezinjve në Nations League. Sfidë kjo e cila do të luhet ditën e hënë në Tbilisi në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium” dhe starton në orën 18:00. Përbalje shumë e rëndësishme për rrugëtimin e ekipit të Sylvinhos, i cili pas disfatës me Çekinë kërkon të bëjë autokritikën.

Por jo vetëm kaq, pasi ekipi ynë do të kërkojë edhe “hakmarrjen” për humbjen 1-0 në “Air Albania” në muajin shtator. Spektakël pritet të jetë si në fushë edhe në tribuna, me UEFA-n që ka vendosur t’i besojë këtë sfidë arbitrave holandezë.

Kështu kryesor do jetë Danny Makkelie, i cili do të ndihmohet nga Hessen Steegstra dhe Jan de Vries. Arbitër i 4-të do të jetë Allard Lindhout, ndërsa VAR-i i është besuar Rob Dieperinkut e teksa në AVAR do të jetë Erwin Blank.

Makkelie ka eksperiencë në kompeticione të tilla, pasi ka gjykuar sfida edhe në Nations League, Champions League apo në kualifikueset e Euros 2024. Ndërkohë kujtojmë se për Shqipërinë është mjaft i njohur pari i ka gjykuar në të kaluarën. Në të 3 sfidat që ka drejtuar kuqezinjtë, Shqipëria ia ka dalë të marrë fitore dhe rezultat pozitiv synojnë të marrin sërish.