Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti kritikon Pecin: Bujqësia dështim total, nuk po zhvillohet

Hoti kritikon Pecin: Bujqësia dështim total, nuk po zhvillohet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, duke e quajtur dështim total.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shtruar pyetje se pse ka rënie në sipërfaqet e mbjella dhe përse ka rënë numri i kafshëve, shpezëve e bletëve?

“Nuk ka investime në rritjen e tokave bujqësore nën ujitje. Nuk ka kreditim me kushte të volitshme për investime bujqësore. Nuk ka investime në teknologjinë e ruajtjes dhe përpunimit të ushqimeve”, ka shkruar Hoti.