Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim, duke u shprehur se tani është momenti për të projektuar së bashku të ardhmen e vendit.
Tahiri nënvizoi se “Kosova duhet të bëhet më e mirë” dhe ftoi qytetarët të bashkohen me ekipin e Bedri Hamzës për të rikthyer zhvillimin në vend. Ai inkurajoi të gjithë të interesuarit që të regjistrohen në platformën www.bedrihamza.info, për të kontribuar në këtë mision të rëndësishëm.