Ish lojtarit i Barcelones dhe aktualisht Presidenti i federates së futbollit të Kamerunit Samuel Eto’o po hetohet për ndihmën e supozuar që i dha ekipit Victoria United për t’u ngjitur në divizionin e parë në sezonin 2022-2023.
Për këtë arsye, Eto’o mund të skualifikohet nga posti i tij si president i Federatës së Kamerunit. Por ky nuk është problemi i vetëm, është edhe çështja e 62 lojtarëve në ligën e Kamerunit, për të cilët Federata e Kamerunit njoftoi se nuk mund të konkurrojnë në play-off të divizionit të parë të vendit. Arsyeja është identiteti i dyfishtë dhe moshat e rreme të këtyre lojtarëve.
Si të mos mjaftonte kaq, ka edhe më shumë probleme, të cilave i është shtuar edhe pakënaqësia e trajnerit të kombëtares, Marc Brys, në ndeshjen ndaj Kenias. Kjo për faktin se një ndihmës i trajnerit mbeti në tribunë dhe se Federata e Futbollit të Kamerunit e la jashtë listës së stafit teknik.
Trajneri i kombëtares Marc Brys pas ndeshjes deklaroi:
“Edhe një herë ata e bënë pas shpinës sime, ata bënë listën pa asistentët e mi. Unë premtoj se nëse ndodh përsëri, do të largohem menjëherë!”
“Ai që duhet të marrë vendimet se kush është në pankinë jam unë” përfundoj trajneri i Kamerunit! /tvarbëria/