Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Raportohet se pas sulmit brutal ndaj Rakiqit, deputeti ​Igor Simiq e dërgoi në spital

Raportohet se pas sulmit brutal ndaj Rakiqit, deputeti ​Igor Simiq e dërgoi në spital

Pasi deputeti i Kuvendit të Serbisë, Goran Rakiq, është sulmuar, atë e ka ndihmuar dhe dërguar në spital deputeti i Kuvendit të Kosovës Igor Simiq.

Ky i fundit e ka shoqëruar pothuajse gjatë gjithë kohës në spital, ish-kryetarin e Listës Serbe.

Dy hetues të policisë i kanë shkuar në banesë të Rakiqit, ku i kanë rekomanduar që të kthehet në spital dhe të bashkëpunojë në lidhje me rastin.

Rakiq është rrahur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Sutjeska”. Raportohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, ku besohet se personat që e kanë sulmuar ishin duke e pritur.

Ai ka marrë lëndime në kokë dhe dorë.

Policia deri më tash nuk e ka konfirmuar rastin.