Blog Post

Arbëria TV > Sport > Bonucci: Real Madrid ka qenë skuadra më e fortë në 15-20 vitet e fundit

Bonucci: Real Madrid ka qenë skuadra më e fortë në 15-20 vitet e fundit

Mbrojtësi legjendar italian Leonardo Bonucci nuk mund të mendojë për një ekip më të mirë se Real Madridi në dy dekadat e fundit.

“Real Madridi ka qenë skuadra më e fortë në 15-20 vitet e fundit”, tha Bonucci në një intervistë.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar Real Madridin. Ndoshta ekipi më i madhi në botë,” thotë Bonucci.

Bonucci më herët ka rrëfyer për Marca se si për pak nuk ka nënshkruar për Real Madridin në vitin 2017.

“Isha afër. Ishte vera e 2017-ës, pasi na mundën në finalen e Cardiff-it. Negociatat mes agjentit tim dhe Madridit u intensifikuan shumë. Por nuk u mbyllën.

“Ata kërkuan një lojtar më të ri. Ishte një lëvizje e bukur, edhe pse nuk ndodhi.

“Kam dashuri, respekt dhe admirim për Madridin”, përfundon Bonucci.