Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Partia Guxo mban tubim me anëtarë dhe mbështetës

Partia Guxo mban tubim me anëtarë dhe mbështetës

Partia Guxo mban sot tubimin e radhës me anëtarë dhe mbështetës në Prishtinë.

Ushtria e Serbisë pranë kufirit me Kosovën, flet analisti Avni IslamiSulmohet Goran Rakiq, bëhet për spitalShënon rritje numri i aborteve me vetëdëshirëBE ende pa datë për takimin e kryenegociatorëve në Bruksel, skepticizëm për progres në …Ish-kryeministri i Skocisë vdes papritur gjatë fjalimit në Maqedoninë e Veriut

Në këtë tubim para pjesëmarrësve të shumë do të flasin ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë Faton Peci, të cilët morën drejtimin e Partisë Guxo pasi u zgjodhën nga kuvendi i mbajtur më 14 shkurt 2022.

Guxo është parti politike e qendrës së djathtë, e formuar si listë më 5 nëntor 2020 nga Vjosa Osmani si dhe më 14 shkurt 2022, Partia Guxo u regjistrua si parti politike.
Partia Guxo në fillet e veta prezantoi kandidatët në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt 2021 dhe mori shtatë deputetë, përfshirë Vjosa Osmanin me 300.788 vota.

Pasi Osmani u zgjodh presidente më 4 prill 2021, ajo u tërhoq nga lidershipi i partisë si dhe vendi i saj në parlament pasi sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti nuk ka të drejtë të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik ose të mban ndonjë post në një parti politike.