Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Libani dënon thirrjet e Izraelit për largimin e trupave paqeruajtëse të OKB-së

Libani dënon thirrjet e Izraelit për largimin e trupave paqeruajtëse të OKB-së

Kryeministri libanez, Najib Mikati, dënoi thirrjet e Benjamin Netanyahut për largimin e trupave paqeruajtëse të OKB-së nga kufiri Izrael-Liban, duke e cilësuar këtë si një shkelje të normave ndërkombëtare, mes përleshjeve të intensifikuara mes Hezbollahut dhe forcave izraelite

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka dënuar ashpër thirrjet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për largimin e menjëhershëm të trupave paqeruajtëse të OKB-së nga kufiri midis Izraelit dhe Libanit.

Sipas raportimeve nga BBC, Netanyahu ka kërkuar tërheqjen e paqeruajtësve pas intensifikimit të përleshjeve mes grupit Hezbollah dhe forcave izraelite.

Në një deklaratë, Mikati e përshkroi këtë veprim si një “kapitull të ri të qasjes së armikut për mosrespektimin e normave ndërkombëtare,” duke kritikuar ashpër qëndrimin e Netanyahut. Situata në kufi është përkeqësuar me plagosjen e disa paqeruajtësve të OKB-së, ndërsa rreth 40 vende kanë dënuar sulmet ndaj tyre në Liban.

Kriza e fundit rrezikon të përshkallëzojë më tej tensionet rajonale, ndërkohë që OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar po bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të mandatarëve ndërkombëtarë.

Powered by WordPress