Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosova strehon 68 afganë

Kosova strehon 68 afganë

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka pritur dhe akomoduar sot 68 prej tyre në kuadër të procesit për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme të disa shtetasve afganë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky proces po vijon me sukses sipas planit operacional dhe në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare.

Postimi i tij i plotë:Bazuar në vendimin e mbledhjes së 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të disa shtetasve afganë dhe familjarëve të tyre, Ministria e Punëve të Brendshme ka pritur dhe akomoduar sot 68 prej tyre në kuadër të këtij procesi.

Ky veprim është në vazhdimësi të angazhimit të Qeverisë sonë ndaj krizës në Afganistan, duke ofruar mbrojtje dhe strehim për individët në rrezik nga konfliktet e brendshme.Duke mos harruar faktin që populli ynë para çerek shekulli ka ndjerë nevojën e mbështetjes dhe strehimit dhe i është mundësuar ajo, sot hapim edhe ne dyert për ata e ato që kanë nevojë.

Ky proces po vijon me sukses sipas planit operacional dhe në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare.