Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Revolucioni politik që jemi të papërgatitur

Revolucioni politik që jemi të papërgatitur

Shkruan Afrim Kasolli

Zhvillimi i robotikes dhe inteligjencës artificiale përpos ndikimit në ekonomi dhe raportet ndërnjerëzore, pa dyshim se implikimet kryesore do t’i ketë edhe në politike.

As kjo sferë nuk do jetë më sic ka qenë, sidomos gjatë këtyre tre shekujve te fundit, veçanërisht duke filluar që nga Revolucioni Industrial, kur edhe u lind nevoja për mobilizim masiv ekonomik të fuqisë punëtore.

Falë ketij avancimi shkencor dhe teknokratik qe kemi hyrë tashme edhe kjo kategori do të jetë e padobishme dhe në masë te madhe e panevojshme. Për herë të parë në histori tashmë punëtoret, sic kishte thënë me një rast, historiani i njohur, Yuval Noah Harari, nuk do perballen me presionin se janë te ekspolatuar dhe shfyrtezuar, por se ata do të zëvendësohen dhe askush nuk ka nevojë t’i përdor. Thjesht ata do të jenë të padobishëm.

Kështu, nëse per më shumë se tre shkekuj beteja kryesore politike në vendet perëndimore kishte qenë se si të avancoheshin të drejtat e tyre në vendin e punës, në një të ardhme të afërt, beteja politike do të jetë se si te menaxhohen keto masa te përjashtuara nga procesi i prodhimit. Me çfarë rrëfimi për të ardhmen e tyre do te ushqehen ato per ta mbytur kotësine e ekzistencës ditore?

A do te shënojë ky zhvillim edhe realizimin e utopise se dikurshme komuniste, qe e premtonte çlirimin përfundimtar të njeriut nga barra shekullore e punës, e ku te gjithë do te jetojnë te lire e ne harmoni me njëri tjetrin, por se jo me ane te revolucionit proletar, por me anë te atij shkencor dhe teknologjik apo fillimin e një epoke te panjohur e te errët te manipulimit ekstrem politik, mbetet “enigmë sfinski”.

Powered by WordPress