Serbia dhe Zvicra përballen sonte në Ligën e Kombeve.Kjo ndeshje zhvillohet në Leskovc me fillim nga ora 20:45.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ishte figura më e komentuar para kësaj sfide, natyrisht për faktin se ai është shqiptar dhe e ka mposhtur dy herë Serbinë.
Para stadiumit “Duboçica” në Leskovc është parë një konfrontim i policisë me huliganët serbë që vraponin në rrugë dhe gjithçka ka ndodhur para fillimit të ndeshjes.