Serbia dhe Zvicra përballen sonte në Ligën e Kombeve.
Kjo ndeshje zhvillohet në Leskovc me fillim nga ora 20:45.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ishte figura më e komentuar para kësaj sfide, natyrisht për faktin se ai është shqiptar dhe e ka mposhtur dy herë Serbinë.
Para kësaj ndeshje, grupe huliganësh serbë kanë filluar me provokimet e tyre skandaloze.
Një baner ku shkruan “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” tashmë është shfaqur në afërsi të stadiumit.