Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Admirali i NATO-s: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbetet fokusi kryesor

Admirali i NATO-s: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbetet fokusi kryesor

Admirali i NATO-s, Stuard B. Munsch realizuar takim me kontingjentin ushtarak nga Korpusi i Shpejtë i Dislokueshëm i NATO-s në Itali i cili drejton Forcën e Reagimit Aleat (ARF).

Siç bëhet e ditur në njopftim, ai është takuar edhe me trupat e Forcave Rezervë Strategjike (SRF), me staf nga Regjimenti i Parë Mbretëror i Yorkshire i Britanisë, të dislokuar në Kosovë për të kryer stërvitjen Operacionale të KFOR-it.

“Qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje është të testojë aftësinë e #NATO-s për t’iu përgjigjur ngjarjeve të ardhshme, përmes vendosjes së forcave rezervë shtesë, nëse dhe kur nevojitet në përputhje me mandatin e sigurisë së OKB-së. Prania e tyre dërgon një mesazh të ritheksuar dhe të qartë të vendosmërisë dhe angazhimit të fortë të NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe aftësinë dhe gatishmërinë e NATO-s për t’u përgjigjur në përputhje me mandatin e Sigurisë së OKB-së.

Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbetet një fokus kryesor për JFC Napoli. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora – Shtabi Suprem i Republikës së Kosovës Fuqitë Aleate në Evropë (SHAPE) NATO”, thuhet në njoftim.