Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama për aksionin e opozitës: Shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet

Rama për aksionin e opozitës: Shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet

Kryeministrit shqiptar Edi Rama, duket se aksioni opozitar për mosbindje civile, nuk po i duket si një protestë e shoqërisë, por organizim i partisë.

“Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta sa kohë jam unë këtu. Të tjerat nuk janë protesta. Janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesta. Janë protesta partie. Ok ka një traditë proteste në Shqipëri, kemi bërë dhe ne kur ishim në opozitë, por ata nuk janë protesta të shoqërisë, por organizime të partisë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë protesta të shoqërisë në Shqipëri i cilëson atë të armëve kimike, dhe atë të studentëve.

“Dy protesta ka pasur Shqipëria: Një ajo e armëve kimike! Sapo unë kam filluar dhe protesta e studentëve. Ato ishin protesta. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje. Kishte elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarie. Pavarësisht elementëve brenda. Një tjetër element i protestës së studentë”, tha Rama në podcastin “Flasim”, shkruan A2 CNN.